Komuna e Çairit, ka filluar rekonstruimi i rrugës “Ferid Murati”

13.02.2026 13:17

Komuna e Çairit në bashkëpunim me qytetin e Shkupit...

Komuna e Çairit në bashkëpunim me qytetin e Shkupit, Bankën Botërore dhe Ministrinë e Transportit filluan  një nga projektet më të rëndësishme të Komunës së Çairit, rekonstruimin e rrugës “Ferid Murati”.

Me këtë rast u theksua se do të  bëhen vendparkime legale për vetura, korsi për biçikleta si dhe trotuare  qytetarët.

Bëhet fjalë për një kilometër rrugë rikonstruim total, pra faza e parë bëhet në bashkëpunim me Bankën Botërore, projekti është afër 22 milion denarë. Katër milion denarë merr pjesë Komuna e Çairit, që nënkupton dy korsi për qarkullim të lirë të veturave, nga dy anët do të ketë vendparkime legale për 200 vetura, poashtu parashihet të ketë korsi për biçikleta na të dy anët dhe trotuare për lëvizjen e qytetarëve me ndriçim të ri dhe poashtu për lehtësimin e qarkullimit do të ketë dy rreth rrotullime. Një rekonstruim i ri rreth rrotullimit të parë dhe mandej do të ketë një rreth rrotullim të dytë te shkolla “Ismail Qemajli”, duke përfunduar tek rreth rrotullimi i tretë, tek monumenti i Shqiponjës.” – tha Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.

“Është me rëndësi që në këtë projekt të përbashkët do të rritet siguria, jo vetëm për kmbësorët, jo vetëm për çiklistët, por edhe për drejtuesit e automjeteve. Shumë shpesh në Çair, pikërisht në këtë rrugë ka ndodhur të ketë aksidente të shkaktuara nga automjetet për pamundësinë e funksonimit normal, prandaj dhe kjo është një nga projektet e rëndësishme që do të zgjidhet në periudhën e ardhshme. Në periudhën e ardhshme do të fillojmë me rekonstruimin dhe zgjerimin e bulevardit “Makedonska Kosovska Brigada.” – u shpreh Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski.  

Mexhiti me këtë rast poashtu theksoi se po punohet intenzivisht edhe në rregullimin e rrugës “Cvetan Dimov”, poashtu tha se janë në përfundim të rrugicave në lagjen “Dizhon” si dhe në rrugën e “Jahja Pashës” e cila do të shtohet për dy korsi si dhe trotuare për lëvizjen e qytetarëve. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)