Maqedoni
Gjykata Penale: Vazhdoi gjykimi për rastin “Onkologjia”
13.02.2026 15:36
Dhënia jo e rregullt dhe në dozë më të madhe të barnave...

Dhënia jo e rregullt dhe në dozë më të madhe të barnave, prej të cilave ka edhe deficit në treg, regjistrim i gabuar i terapive onkologjike. Këto lëshime janë konastatuar nga eksperti slloven, të cilat i paraqitën në Gjykatën Penale, ku vazhdoi gjykimi mbi rastin “Onkologjia”.
Një pacienteje i janë dhënë 84 tableta më shumë se sa nevojitet, ndërsa për një tjetër ka qenë e paqartë, nëse ka qenë e sëmurë nga kanceri i gjirit apo pankreasi. Mbrojtja pret që aktakuza të rrëzohet.
Avokati Vlladimir Tufeɡxhiq vlerësoi se ekspertiza sllovene është bërë mbi bazë të dokumentacionit selektiv dhe të paplotë, pa u marrë parasysh sëmundjet e mëparshme, trajtimi në klinika të tjera dhe protokollet kombëtare maqedonase.
“Në procedurë tregohet se doktor Simonida ka vepruar me të drejtë dhe e ka vazhduar periudhën e jetëgjatësisë dyfish te secili pacient. Erlotinibi nuk është ilaç biologjik dhe se pasojat e dëmshme nga pranimi i erlotinibit nuk mund të jenë ashtu siç i thotë mjeku nga Sllovenia dhe përfundimisht edhe vet mjeku vërtetoi se nuk ka vërtetuar se cili mjek cilat veprime i ka marrë, gjatë mjekimit të pacientëve konkret, që është kyçe për një rast si ky.”, - deklaroi avokati mbrojtës, Vlladimir Tufegxhiq.
Përndryshe, në rastin “Onkologjia” akuzohet ish-drejtori i Onkologjisë, Nino Vasev, së bashku me dy onkologë të tjerë për trajtim të paarsimuar të pacientëve.
ERSAN PAJAZITI
