Maqedoni
Konferenca e Mynihut, Siguria, mbrojtja dhe sfidat botërore, tema kryesore
13.02.2026 15:54
Siguria dhe mbrojtja evropiane, e ardhmja e marrëdhënieve...

Siguria dhe mbrojtja evropiane, e ardhmja e marrëdhënieve transatlantike, multilateralizmi, vizionet konkurruese të rendit global dhe konfliktet rajonale, janë temat kryesore në konferencën e sigurisë të Mynihut.
Me prani të qindra udhëheqësve botërorë, liderë, kryeministra dhe ministra, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare shtjellojnë për dy ditë sfidat botërore. Konferenca e Sigurisë së Mynihut do të shërbejë edhe një herë si një platformë vendimtare për dialogun global, mbi çështjet kyçe në politikën ndërkombëtare të sigurisë, ka thënë kryetari i Konferencës, Uolfganaf Ishinger.
“Ekzistojnë shumë pritshmëri nga Gjermania. Të gjithë jemi të njohur me fjalën kryesore “roli i liderit”. Nuk bëhet fjalë vetëm për atë se çfarë mund të bëjë Gjermania më tepër. Ne veç më kemi bërë shumë. Kryesisht do të fokusohemi në Ukrainë. Populli ukrainas që vuajti shumë në luftë e që së shpejti do të hyjë në vitin e katërt.”, - deklaroi kryetari i Konferencës, Uolfgang Ishinger.
Delegacioni ynë atje i udhëhequr nga kryeministri Mickoski pritet të paraqesë rolin e Maqedonisë së Veriut si shtyllë në stabilitetit rajonal dhe kontribuues aktiv në aleancën e NATO-s.
Po ashtu, siç njoftojnë nga kabineti, në kuadër të konferencës, delegacioni do të realizojë takime dypalëshe në temën e strategjisë shtetërore për anëtarësim në BE, anëtarësim lojal dhe shmangie të pengesave bilaterale.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
