Botë

Shulc: Ekziston shpresë reale për zgjidhjen e çështjes qipriote

03.06.2015 22:00

Ekziston shpresë reale për zgjidhjen e çështjes qipriote, deklaroi sot kryetari i Parlamentit Evropian...

Ekziston shpresë reale për zgjidhjen e çështjes qipriote, deklaroi sot kryetari i Parlamentit Evropian, Martin Shulc në konferencë për shtyp pas takimit në Bruksel me të dërguarin e posaçëm të KB-së për Qipron, Espen Baret Ajde, njoftoi TASS.
 
"Për herë të parë pas një kohe të gjatë ekziston shpresë reale për arritje të zgjidhjes. Kjo në të vërtet është mundësi. Edhe unë garantoj se PE do të bëjë gjithçka që është e mundur për mbështetjen e procesit negociues" theksoi Shulc.
 
I dërguari i posaçëm i KB-së për Qipron, gjithashtu u dakordua me kryetarin e PE-së.
 
"Unë vërtet kam shpresë. Ndjehet mbështetja e përgjithshme për zgjidhjen e çështjes. Duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi, në të kundërtën do të ketë zhgënjim të madh", theksoi Ajde.
 
Negociatat për bashkimin e Qipros nën patronazhin e KB-së u ripërtërinë më 15 maj. Liderët e grekëve qipriotë dhe turqve qipriotë u dakorduan të miratojnë masa për ndërtimin e besimit për tentim të ri për zgjidhjen e konfliktit.