Maqedoni

Qarkullimi zhvillohet në kushte dimërore, në disa segmente me rrugë të lagësht

14.02.2026 11:39

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në disa segmente me rrugë të lagësht....

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në disa segmente me rrugë të lagësht. Dukshmëri e reduktuar për shkak të mjegullës deri në 30 metra ka në rrethinën e Dellçevës.

Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
 
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektimin e sinjalizimit rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, rrjedha lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësi për rrëshqitje dheu. Kjo vlen posaçërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
 
Aksi rrugor Ohër – Resnjë përmes Parkut Kombëtar Galiçicë, nga data 21.11.2025 deri më 31.03.2026, mbyllet për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve.