Maqedoni

Kumanovë, arrestohet i dyshuari për vrasjen e 78 vjeçares

14.02.2026 15:00

Njëzet e pesë vjeçari T.B. nga fshati Mallotinë i komunës së Nagoricanit të Vjetër është arrestuar nga policia...

Njëzet e pesë vjeçari T.B. nga fshati Mallotinë i komunës së Nagoricanit të Vjetër është arrestuar nga policia, pasiqë dyshohet për vrasjen e një gruaje 78-vjeçare dhe kryerjen e disa krimeve tjera përfshi "vjedhje të rënda".
 
"Më 13.02.2026 në orën 19:30 në fshatin Dragomancë, komuna e Nagoriçit të vjetër, pjestarët e Departamentit të Policisë Nagoriç i vjetër privuan nga liria T.B. (25) nga fshati Mallotino, komuna Nagoriç i vjetër, me dyshimin për kryerjen e një krimi sipas nenit 123 të Kodit Penal. Ai dyshohet se e ka sulmuar fizikisht dhe e ka ngulfatur me jastëk të moshuarën M.S. (78) nga fshati Çelopek, komuna e Nagoriçit të vjetër, më 12.02.2026 në shtëpinë e saj, pas së cilës ajo ka vdekur në vend.”, thuhet mes tjerash në kumtesën e SPB, Kumanovë.
 
Ai dyshohet gjithashtu për kryerjen e disa krimeve të "vjedhjes së rëndë" në disa fshatra në zonën e komunës së Nagoriçit të vjetër. Për rastin është njohtuar Prokurori publik, kurse i pandehuri është ndaluar në stacionin policor thuhet gjithashtu në kumtesën e SPB  në Kumanovë.
 
Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër  të dyshuarit T.B. do të ngrihen akuza përkatëse.
 
FATLUM AQIFI