Mbledhje të katër komisioneve kuvendore
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot mbledhje do të mbajnë komisionet pë sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, për transport, lidhje dhe ekologji, për çështje ekonomike dhe Komisioni ligjdhënës-juridik...

Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive do t'i shqyrtojë propozimet e ligjeve për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për parandalim të korrupsionit dhe të Ligjit për menaxhim me pronën e konfiskuar, përfitim pronësor dhe mjetet e marra në procedurë penale dhe kundërvajtëse, që të dy në lexim të dytë, si dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për ekspertizë, plotësimi i Ligjit për prokurorinë shtetërore, plotësimi i Ligjit për vlerësim dhe plotësimi i Ligjit për ndihmë juridike pa pagesë, të gjithë në lexim të parë.
Në rend dite të Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji janë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për aviacion, në lexim të dytë dhe Vendimi statutar për ndryshim dhe plotësim të Statutit të Agjencisë për komunikime elektronike (faza e parë).
Komisioni për çështje ekonomike duhet të deklarohet për amandamentet e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për sistemin njësportel dhe për udhëheqjen e regjistrit tregtar dhe regjistrit të personave të tjerë juridikë, të ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për tregti dhe për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtje të konsumatorëve.
Deputetët në këtë mbledhje duhet ta konstatojnë nevojën për miratim të propozim-ligjeve për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tregti elektronike, për plotësim të Ligjit për koncesione dhe partneritet publik privat, si dhe për propozim-ligjin për prodhimet ndërtimore, të gjithë në lexim të parë.
Mbledhje do të mbajë edhe Komisioni ligjdhënës-juridik.
