Botë

Konferenca e Mynihut, marrëdhëniet transatlantike në fokus

14.02.2026 15:52

Marrëdhëniet transatlantike mbeten në fokus të zhvillimeve dhe deklaratave të liderëve botëror në Konferencës e Sigurisë në Mynih...

Marrëdhëniet transatlantike mbeten në fokus të zhvillimeve dhe deklaratave të liderëve botëror në Konferencës e Sigurisë në Mynih, pavarësisht sfidave dhe dallimeve në qasje. Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio, theksoi se Shtetet e Bashkuara po ndërtojnë rrugën drejt një shekulli të ri prosperiteti dhe se këtë synojnë ta bëjnë së bashku me aleatët evropianë. Ai nënvizoi se Uashingtoni pret seriozitet dhe reciprocitet nga partnerët e tij, duke shtuar se SHBA-ja nuk ka as dëshirë e as qëllim t’i japë fund lidhjes transatlantike.
 
“SHBA po e trason rrugën për një shekull të ri të prosperitetit dhe ne duam ta bëjmë atë së bashku me juve, aleatë tonë të vlefshëm dhe miq tanë të vjetër. Ndonjëherë mund të dukemi pak të drejtpërdrejtë dhe urgjent në këshillat tona, por prandaj presidenti Tramp kërkon seriozitet dhe reciprocitet nga miqtë tanë këtu në Evropë. Qëllimi është se ne kujdesemi për ardhmërinë tuaj dhe të tonën. Në kohën e titujve që paralajmërojnë fundin e erës transatlantike, le tu jetë e qartë të gjithëve se kjo nuk është as dëshira jonë as qëllimi ynë, për shkak se për neve amerikanëve, shtëpia jonë mund të jetë në hemisferën perëndimore, por ne gjithmonë do të jemi fëmijë të Evropës.”, u shpreh sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio.
 
Nga ana tjetër, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, bëri thirrje që Evropa të veprojë me më shumë vendosmëri nëse dëshiron të merret seriozisht si aktor global, ndërsa kërkoi qëndrim të prerë kundër tarifave doganore të SHBA-ve.  
 
“Nëse duam të merremi parasysh seriozisht në kontinentin e Evropës dhe më gjerë duhet t’ia tregojmë botës gatishmërinë tonë të palëkundur për të mbrojtur interesat tona. Gjithsesi se ajo fillon me vazhdimin mbështetjes tonë për Ukrainën, por mund të vazhdojë edhe me anulimin e tarifave doganore të paarsyeshme dhe anulimin e kërkesave të paarsyeshme për territor evropian. Evropa po armatoset, por tani duhet të shkojmë më tej. Evropa duhet të mësohet të jetë fuqi gjeo-politike.”, u shpreh presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
 
Ndërkohë kryeministri Hristijan Mickoski vlerëson se mesazhet e Marko Rubios janë një sinjal i qartë për të gjithë aleatët se bota nuk funksionon më sipas rregullave të vjetra. 
 
“Si Qeveri, vazhdojmë të jemi të përkushtuar në forcimin e pozitës sonë në komunitetin transatlantik. Jemi të gatshëm t’u përgjigjemi sfidave, të modernizojmë mbrojtjen tonë dhe të sigurojmë një të ardhme të sigurt për qytetarët tanë.”, ka shruar Mickoski. 
 
ERSAN PAJAZITI