Botë

Lufta në Ukrainë, sulme dhe përpjekje të reja për paqe

14.02.2026 16:40

Sulmet në vijën e frontit vazhdojnë nga të dyja palët.,,

Ndërsa lufta në Ukrainë mbetet lart në agjendën e Konferencës së Sigurisë në Mynih, sulmet në vijën e frontit vazhdojnë nga të dyja palët. 
 
Rajoni i Kievit dhe Odesa janë sërish në shënjestër të raketave ruse, ndërsa Ukraina është kundërpërgjigjur me sulme ndaj Belgorodit. Presidenti Volodymyr Zelensky ka një agjendë të ngjeshur në Gjermani, duke përsëritur thirrjet për mbështetje ushtarake dhe për intensifikimin e përpjekjeve për paqe. Ai shprehu mirënjohje për angazhimin e Shteteve të Bashkuara, duke theksuar se bashkëpunimi duhet të vazhdojë derisa lufta të përfundojë. 
 
Nga ana tjetër, Donald Trump deklaroi se Rusia dëshiron të arrijë një marrëveshje dhe paralajmëroi se Zelensky duhet të veprojë, përndryshe do të humbasë një mundësi të rëndësishme për paqe. Ndërkohë, pritet që përfaqësues amerikanë, ukrainas dhe rusë të zhvillojnë një raund të ri bisedimesh në fillim të javës së ardhshme në Gjenevë.