Maqedoni
Subvencionet në Bujqësi, Filipçe: VMRO shkatërroi bujqësinë
14.02.2026 17:44
Filipçe vlerëson se pushteti po shkatërron sistematikisht bujqësinë...

Pushteti po shkatërron sistematikisht bujqësinë, duke bërë një goditje të drejtpërdrejtë ndaj bujqve, vlerëson kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe. Ai theksoi se për shkak të krimit të qeverisë së VMRO-DPMNE, është pezulluar programi IPARD, ndërsa tani pushteti po dëmton edhe më tej bujqit duke ulur fondet për subvencione.
“Vjedhje, plaçkitje dhe mosinteresim për njerëzit. Domethënë, pasi i kapën nga Europa duke vjedhur para evropiane dhe e suspenduan programin IPARD, tani qeveria po e ul edhe Programin për subvencione në bujqësi në tërësi. Nga 140 në 100 milionë euro. Kjo do të thotë një të tretën më pak para për të gjithë sektorët e bujqësisë: blegtorinë, vreshtarinë, drithërat, pemëtarinë, dhe këta bujq nuk do të kenë mbështetje të mjaftueshme nga shteti siç kishin në kohën e qeverisë së LSDM-së.”, u shpreh kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
VMRO: LSDM manipulon me të pavërteta
Nga VMRO-DPMNE përgënjeshtrojnë numrat e LSDM-së, duke thënë se partia opozitare po vazhdon të manipulojë me opinionin.
“Qeveria e LSDM-së kurrë nuk ka ndarë 140 milionë euro për Programin e mbështetjes financiare në bujqësi. E vërteta është shumë më ndryshe: menjëherë pas ardhjes në pushtet, Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE siguroi 137 milionë euro për bujqit. Për më tepër, jemi dëshmitarë se edhe ato pak fonde që ishin krijuar, edhe më pak paguheshin. Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE në periudhën korrik 2024 – dhjetor 2025 pagoi afër 10 miliardë denarë për detyrime të prapambetura dhe aktuale.”, theksojnë nga VMRO-DPMNE, duke shtuar se do të vazhdojnë të mbështesin bujqit.
ERSAN PAJAZITI
