Maqedoni
Ligji për arsimin e lartë, debati vazhdon, priten vërejtjet e universiteteve
14.02.2026 18:08
Debati për propozim ligjin për arsimin e lartë ende nuk ka përfunduar dhe ministria e arsimit pret vërejtjet zyrtare nga universitetet....

Debati për propozim ligjin për arsimin e lartë ende nuk ka përfunduar dhe ministria e arsimit pret vërejtjet zyrtare nga universitetet. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, javën e ardhshme do të nis vizitat nëpër universitete për ta diskutuar projekt ligjin me profesorë.
“Pres nga universitetet që zyrtarisht të dorëzojnë vërejtjet e tyre, pasiqë një pjesë e tyre po përsëriten. Gjithçka që konsiderojmë se është e logjikshme do të pranohet, gjithçka që konsiderojmë se mund të paraqesë problem do të diskutohet. Unë paralajmërova dhe mendoj se që nga java e ardhshme do të vizitojmë universitetet për debate publike. Kjo do të thotë takim i ministrisë së arsimit me të gjithë profesorët të cilët do të duan të marrin pjesë në debatin publik.”, u shpreh ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.
