Rajon

Ndërroi jetë në aksidentin tragjik në Athinë, zbulohet EMRI i 16 vjeçarit shqiptar

14.02.2026 18:58

Eljon Metaj, 16 vjeç, është adoleshenti shqiptar që ndërroi jetë dje në një aksident automobilistik në Greqi....

Eljon Metaj, 16 vjeç, është adoleshenti shqiptar që ndërroi jetë dje në një aksident automobilistik në Greqi.
 
Ndërkohë dy të tjerë u plagosën dhe ndodhen në gjendje të rënde pas një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e së premtes, 13 shkurt, në rrugën " Dhimokratias" në zonën Luca në periferinë e Athinës.
 
Sipas informacioneve të para, njëri prej adoleshentëve mori nga çanta çelësat e automjetit të nënës dhe në vazhdim sëbashku me dy shokët e tij, nisën të ecin me shpejtësi nëpër rrugët e zonës.
 
Në rrethana që ende nuk dihen, automjeti që po lëvizte me shpejtësi tej normave, doli nga rruga dhe u përplas me një pemë, duke lënë të vdekur në vend njërin prej tre pasagjerëve ndërsa drejtuesi i automjetit dhe njëri prej adoleshentëve u dërguan në spital jashtë rrezikut për jetën.
 
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes,por policia njoftoi se ka ndaluar në spital drejtuesin e automjetit si dhe prindërit e tij, ndërsa trupi i viktimës u dërgua në morg.
 
Hetimet po kryhen prej policisë rrugore të drejtorisë së policisë së Athinës.