Maqedoni
Komunikacioni në rrugë zhvillohet në kushte dimërore, me rrugë kryesisht të lagështa
15.02.2026 11:17
Intensiteti i qarkullimit jashtë zonave urbane është mesatar....

Më 15.02.2026, në orën 06:50, në aksin rrugor MPA2 nga Kërçova drejt fshatit Kollarë, në hyrje pas urës, ku më herët kishte pasur rrëshqitje dheu që kishte bllokuar të dy korsitë, qarkullimi ishte ndërprerë në të dy drejtimet. Pas ndërhyrjes së ekipit të “Rrugët e Maqedonisë”, njëra korsi është pastruar dhe qarkullimi po zhvillohet në mënyrë alternative me rregullim fizik nga ana e policisë rrugore (UPS).
Nga ora 07:45, në aksin Tetovë – Kodra e Diellit është vendosur ndalim për qarkullimin e mjeteve të rënda transportuese dhe autobusëve për shkak të reshjeve të borës.
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë kryesisht të lagështa.
Intensiteti i qarkullimit jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur, respektim të sinjalizimit rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, rrjedha lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësi për rrëshqitje dheu. Kjo vlen posaçërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Aksi rrugor Ohër – Resnjë përmes Parkut Kombëtar Galiçicë, nga data 21.11.2025 deri më 31.03.2026, është i mbyllur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve.
