Maqedoni

Konferenca në Mynih, Mickoski në takime politike e ekonomike

15.02.2026 14:15

Delegacioni i Maqedonisë së Veriut me agjendë të ngjeshur në konferencën e Sigurisë në Mynih...

Delegacioni i Maqedonisë së Veriut me agjendë të ngjeshur në konferencën e Sigurisë në Mynih. Kryeministri Hristijan Mickoski në takime të shumta me përfaqësues evropian dhe amerikan ka vënë në dukje fokusin e vendit në eurointegrimin, sipas tij,  të merituar.
 
“Integrimi për në BE nuk është mëshirë, por është diçka që moti e kemi merituar. U themi të gjithëve për padrejtësitë që na u’a janë bërë si popull dhe si shtet, por njëkohësisht të theksojmë se thelbi është që të mos rrënohet imazhi dhe kredibiliteti i vetë Unionit. Ne do të luftojmë, ky është qëllimi i kësaj qeverie. Gjithkund ku do të shkojmë do ta tregojmë rrëfimin maqedonas. Kjo është e hidhur, përplot sfida, por gjithmonë ta dini se Maqedonia fiton, ashtu do të jetë edhe në këtë rast. Kushedi sa kohë do të duhet, ne do të luftojmë dhe do të jemi të durueshëm.”, u shpreh kryeministri Hristijan Mickoski.
 
Mickoski ka zhvilluar edhe takime ekonomike me shumë përfaqësues të kompanive të huaja në fushën e energjetikës, teknologjisë dhe inteligjencës artificiale.
 
“Punojmë në zgjerimin e bizneseve të tyre dhe në këtë drejtim të them se gradacioni Shfarc është ndër më të mëdhatë në Gjermani me të ardhura rreth 180 milion euro. Kur bëhet fjalë për For Ej Gji, përpos telekomunikimit është shumë aktive edhe në industrinë mbrojtëse dhe vepron në më shumë se 50 shtete të botës. Bëhet fjalë për kompani me investime disa dhjetëra  miliardë dollarë. Dhe sa i takon teknologjisë hapësinore, For Ej Gji është partnere edhe me Spejs Eks të Ellon Mask. Paramendoni, kur kompani të tilla të vijnë në Maqedoni, cili do të ishte qëllimi i tyre.”, tha Mickoski.
 
Mickoski thotë se SHBA-të mbeten partner strategjik tregtar. Tarifat tregtare që vendosi Amerika në lartësinë prej 15%, hapin rrugën për industrinë farmaceutike, produktet bujqësore dhe teknologjisë së avancuar.
 
MERAL ISMAILI