Maqedoni

LSM: Po sh’përfillet produktiviteti i punëtorëve

15.02.2026 14:30

Produktiviteti i punëtorit vendas është mbi mesataren e produktivitetit të punëtorëve në botë....

Produktiviteti i punëtorit vendas është mbi mesataren e produktivitetit të punëtorëve në botë. Paguhet 34 dollarë për orë në krahasim me një punëtorë jashtë kufijve me 23.27 dollarë. Edhe përllogaritjet në nivel mujor janë të larta, por punëtorët marrin vetëm 17% nga shuma totale. Mos marrja parasysh e produktivitetit të punëtorëve sipas LSM-së bëhet për të mos rritur pagat minimale.
 
“Nëse e llogarisim në nivel mujor prej 168 orë pune, një punëtorë është produktiv gjegjësisht gjeneron të ardhura prej 297 mijë denarë të muaj, ndërkaq paga neto mbetet 24 mijë e 379 denarë. Kjo do të thotë se punëtori me rrogë minimale merr vetëm 17% nga vlera të cilën e krijon në muaj. Kjo edhe njëherë vërteton faktin e LSM-së se komoditeti i pronarëve dhe funksionarëve janë shkaku kryesor për mos rritjen e pagave, dhe jo ekonomia apo standardi dhe produktiviteti i ulët.”, u shpreh nënkryetari i LSM-së, Ivan Peshevski.
 
Nga Konfederata e Punëdhënësve thonë se punëdhënësit nuk dinë të llogarisin produktivitetin.
 
“E them me përgjegjësi se një numër i vogël i kompanive e dinë se çfarë është produktiviteti. Me përgjegjësi e them se produktiviteti po shfrytëzohet si arsye për rritjen e pagës minimale. E marr të gjithë rriskun dhe them se punëdhënësit nuk e dinë, por duhet ta mësojnë se çfarë do të thotë produktivitet dhe matje e së njëjtës.”, kryetari i Konfederatës së Punëdhënësve, Mile Boshkov.
 
Sindikalistët kanë intensifikuar kërkesën për rritjen e pagës minimale  me protesta para kuvendit dhe odës ekonomike. Kërkojnë që minimalja të rritet në 600 euro. Të martën protesta zhvendoset para qeverisë, përderisa brenda godinës do të zhvillohet seancë qeveritare.
 
MERAL ISMAILI