Risaktësim të ligjit për e-tregti në pjesën e mbikëqyrjes

04.06.2015 10:07

Që të mundësohet zhvillim i mëtejshëm i tregtisë elektronike dhe përfshirje më e madhe e komunitetit afarist në aktivitetet në avancimin e saj, Qeveria deri te Kuvendi dorëzoi Propozim-ligj për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për tregti elektronike...

Propozim-ligji është në rend dite të seancës së sotme të Komisionit kuvendor për çështje ekonomike dhe me të bëhet risaktësim i dispozitave për kufizim të kompetencave midis institucioneve të inkuadruara në mbikëqyrje dhe mbikëqyrje inspektuese të tregtisë elektronike.

Në pajtueshmëri me dispozitat nga ligji në pjesën e mbikëqyrjes, mbikëqyrje inspektuese mbi zbatimin e këtij ligji kryejnë Inspektorati shtetorër i tregut dhe Agjencia për komunikime elektronike përmes inspektorëve kompetentë. Madje nuk është kryer kufizim i kompetencave për mbikëqyrje inspektuese mbi zbatimin e disa dispozitave të ligjit.

Në elaborimin e Ligjit thuhet se propozuesi u është qasur ndryshimeve dhe plotësimeve pas Analizës së bërë gjithëpërfshirëse të gjendjes momentale me e-tregti në Republikën e Maqedonisë, posaçërisht nga aspekti i identifikimit të pengesave me të cilat ballafaqohen palët e involvuara në e-tregti.

Në rend dite të këtij komisioni janë edhe disa ligjje në lexim të parë dhe të dytë.