Maqedoni
Shkolla fillore “Liria” në Tetovë mbetet e rrezikuar, planifikohet objekt shtesë
15.02.2026 15:57
Kanë kaluar dy vite që komuna e Tetovës formoi një Komision për vlersimin e objekteve publike për qëndrueshmërinë ndaj tërmeteve....

Kanë kaluar dy vite që komuna e Tetovës formoi një Komision për vlersimin e objekteve publike për qëndrueshmërinë ndaj tërmeteve. Ky komision vlerësoi se ndër objektet më të rrezikuar është shkolla fillore “Liria” në Tetove. Para dy viteve u tha se ky objekt ka nevojë për rikonstruim dhe ndërtim të objektit të ri, por edhe pas dy viteve situata qëndron e njëjtë. Kreu i Tetovës tha se tek shkolla fillore Liria kanë punuar për zgjedhje urbanistike.
“Për momentin kemi zgjidhje urbanistike për një objekt shtesë të shkollës Liria që do jetë si objekt ndër spitalin rreth lumit, me plan urbanistik është përcaktuar parcela për objekt të shkollës, jemi në përgatitje të projektit të të njëjtës dhe pastaj do shkojmë për sigurimin e fondeve për realizim”, tha Kasami.
Kasami, thotë se pa gjetur një objekt alternativë nuk mund të niset ndërtimi apo rikontruimi i objektit të shkollës për shkak të numrit të madhe të nxënësve që ka shkolla Liria në Tetove.
“Fillimisht strategjia jonë është që të ndërtojmë një objekt shtesë në lokacionin që përmenda që pastaj të shohim mundësinë e ndërtimit të një objekti të ri ose rikonsturimit të të njëjtit por duke respektuar statistikën e objektit që mos paraqitet rrezik për fëmijët në periudhën e ardhshme”, tha Kasami.
Edhe pse Komisioni për vlerësimin e qëndrsuhmërsië dhe stabilitetit ndaj tërmeteve analizoi mbi 20-të objekte publike dhe analizat i dërgoi edhe tek Instituti Sizmogjik megjithatë raporti nga ky institut dhe komision nuk u bënë publike për opinionin.
VISAR SADIKI
