Botë

Raund i ri bisedimesh SHBA–Iran në Gjenevë, Teherani sinjalizon gatishmëri për kompromis

15.02.2026 17:28

Një raund i ri bisedimesh midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në Gjenevë...

Një raund i ri bisedimesh midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në Gjenevë, i organizuar nga Omani, u konfirmua të martën nga ministria e jashtme zvicerane. Teherani është gati të diskutojë kompromise për të arritur një marrëveshje bërthamore nëse Uashingtoni është gati të diskutojë heqjen e sanksioneve, tha zëvendësministri i Jashtëm iranian Majid Takht-Ravanchi. 
 
“Jemi të gatshëm të diskutojnë këtë dhe çështje të tjera që lidhen me programin tonë nëse janë të gatshëm të diskutojnë sanksionet. Topi është në oborrin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nëse janë të ndershëm, jam i sigurt se do të jemi në rrugën e duhur për një marrëveshje.”, u shpreh zëvendësministri i jashtëm Iranian, Majid Takht-Ravanchi.
 
Trump më parë kishte kërcënuar me opsione ushtarake, duke përfshirë dërgimin e një aeroplanmbajtëse të dytë në Lindjen e Mesme nëse bisedimet dështonin.
 
MERALE ISMAILI