Botë
Kievi dhe Moska vazhdojnë sulmet, Ukraina kërkon garanci më të forta nga SHBA-ja
15.02.2026 18:05
Kievi dhe Moska vazhdojnë të shkëmbejnë sulme dhe akuza pavarësisht përpjekjeve diplomatike për paqe....

Kievi dhe Moska vazhdojnë të shkëmbejnë sulme dhe akuza pavarësisht përpjekjeve diplomatike për paqe. Ndërkohë, Zelensky u takua me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Rubio, në Mynih. Bisedimet u përqendruan në situatën në front, sulmet ruse dhe mbrojtjen ajrore shtesë, si dhe garancitë e sigurisë.
“Ne po punojmë për garancitë, jemi afër kësaj, kemi planifikuar një takim me senatorët amerikanë, kemi thënë se me të vërtetë donim të zgjeronim garancitë e sigurisë për t'i bërë ato më efektive për investitorët.”, u shpreh president i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
Përpara bisedimeve të paqes në Gjenevë, SHBA-të ofruan 15 vjet garanci sigurie, ndërsa Zelensky kërkon rritjen e tyre.
ERSAN PAJAZITI
