Maqedoni
Parashikimi i motit
16.02.2026 08:54
Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell...

Sot moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Kah fundi i ditës dhe gjatë natës priten reshje lokale shiu, ndërsa në male dhe në vendet më të larta në pjesët perëndimore do të ketë reshje bore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa në disa pjesë të perëndimit herë pas here erë perëndimore e përforcuar.
Temperatura minimale do të lëvizë nga 1 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 8 deri në 14 gradë.
Në Shkup, mot i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Kah fundi i ditës pritet shi i herëpashershëm. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare me drejtim të ndryshueshëm.
