Maqedoni

Kuvend: Debat publik për përdorimin e AI, brifing me gazetarë dhe seancë e Komisionit për Bujqësi

16.02.2026 09:27

Në Kuvend sot zhvillohen disa aktivitete dhe mbledhje të trupave punuese parlamentare....

Në Kuvend sot zhvillohen disa aktivitete dhe mbledhje të trupave punuese parlamentare. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, do të mbajë brifing javor joformal me gazetarët, ndërsa anëtarët e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, në lexim të parë, do të shqyrtojnë Propozim-ligjin për prodhim bujqësor organik.
 
Në sallën parlamentare “Boris Trajkovski” do të mbahet debat publik për raportin përfundimtar të Entit Shtetëror për Revizion lidhur me revizionin e suksesit me temë “Mundësia e përdorimit të inteligjencës artificiale në sektorin publik”.
 
Në debat, siç njofton shërbimi parlamentar për informim, fjalime hyrëse do të kenë ministri për Transformim Digjital, Stefan Andonovski dhe kryerevizori shtetëror, Maksim Acevski.