Maqedoni
Pjesë të Butelit, Gjorçe Petrovit dhe Aerodromit sot pa energji elektrike
16.02.2026 09:51
Sot pa energji elektrike do të mbeten shfrytëzuesit në disa rrugë në komunat Butel, Gjorçe Petrov dhe Aerodrom....

Për shkak të punimeve në rrjetin elektrodistributiv, sot pa energji elektrike do të mbeten shfrytëzuesit në disa rrugë në komunat Butel, Gjorçe Petrov dhe Aerodrom.
Siç njofton EVN, pa energji elektrike nga ora 08:30 deri në 14:00 do të jenë shfrytëzuesit e rrugës nr. 2 në fshatin Lubancë (Komuna Butel), nga ora 08:30 deri në 15:00 shfrytëzuesit e rrugës nr. 101 në lagjen Vollkovë (Komuna Gjorçe Petrov) dhe nga ora 09:00 deri në 12:00 shfrytëzuesit e rrugëve nr. 1 dhe nr. 9 në fshatin Dolno Lisicë (Komuna Aerodrom).
