Maqedoni

Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, në rrugë kryesisht të lagështa

16.02.2026 10:10

Borë e lehtë po bie në qafën malore Strazhë, e cila për momentin nuk e bllokon rrugën....

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në rrugë kryesisht të lagështa, njofton LAMM. Borë e lehtë po bie në qafën malore Strazhë, e cila për momentin nuk e bllokon rrugën. Dukshmëri e reduktuar për shkak të mjegullës deri në 50 metra ka në Pletvar dhe Presekë.
 
Nga data 15.11.2025 ka hyrë në fuqi obligimi ligjor për posedimin e detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15.03.2026.
 
Intensiteti i qarkullimit jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
 
Rekomandohet respektimi i sinjalizimit rrugor dhe drejtim i kujdesshëm i automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, rrjedha lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësi për rrëshqitje dheu. Kjo vlen posaçërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.