Maqedoni
Vazhdon debati publik për Ligjin për Arsimin e Lartë
16.02.2026 10:33
Ministria e Arsimit dhe Shkencës nga sot fillon vizitat në universitetet në vend...

Ministria e Arsimit dhe Shkencës nga sot fillon vizitat në universitetet në vend, në kuadër të debatit publik për Ligjin për Arsimin e Lartë.
Siç paralajmëroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, MASH do të zhvillojë takim me të gjithë profesorët që do të dëshirojnë të marrin pjesë në debatin publik, ku do të diskutohen nenet kontestuese.
Janevska theksoi se debati publik për Ligjin për Arsimin e Lartë ende nuk ka përfunduar dhe se Ministria pret vërejtje zyrtare nga universitetet. Ajo njoftoi se gjatë kësaj jave, me marrëveshje me universitetet, Ministria do t’i vizitojë ato për zhvillimin e debatit publik.
