Botë

Delegacioni i Ukrainës niset drejt Gjenevës, bisedime trepalëshe me SHBA dhe Rusinë

16.02.2026 11:53

Ekipi negociator i Ukrainës është nisur drejt Gjenevës për një raund të ri bisedimesh trepalëshe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusinë....

Ekipi negociator i Ukrainës është nisur drejt Gjenevës për një raund të ri bisedimesh trepalëshe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusinë. Lajmin e bëri të ditur kreu i delegacionit, Rustem Umerov.
 
Në mesazhin e tij ai theksoi se delegacioni është në rrugë për në Gjenevë dhe se përpara i pret një tjetër raund i rëndësishëm negociatash.
 
“Rrugës për në Gjenevë. Përpara është raundi i radhës i negociatave. Gjatë rrugës do të diskutojmë mësimet e historisë sonë dhe do të nxjerrim përfundimet e duhura. Interesat e Ukrainës duhet të mbrohen”, shkroi Umerov.
 
Bisedimet në Gjenevë pritet të fokusohen në zhvillimet e fundit të luftës dhe në përpjekjet për uljen e tensioneve mes palëve. Delegacioni ukrainas ka theksuar se prioritet mbetet mbrojtja e interesave kombëtare dhe sovranitetit të vendit.