Shtëpia botuese "Shkupi" promovon nëntë librave të përkthyera nga suedishtja në shqip
Shtëpia botuese "Shkupi", sot në Sallën e Komunës së Çairit do të bëjë promovimin e nëntë librave të përkthyera nga suedishtja në shqip...

Siç thuhet në njoftim, kjo dëshmon dëshirën që lexuesit shqiptarë t’i ofrohen vlera letrare nga Suedia dhe mbarë letërsia botërore.
"Ky është një hap i vogël në afirmimin e kulturës, jetës dhe letërsisë suedeze tek lexuesi shqiptar në Maqedoni. Mirëpo, është një dëshirë e madhe, për të nxitur miqësinë dhe paqen midis popujve të Evropës dhe botës. Kjo, do të thotë se dëshirojmë të japim kontributin tonë të vogël në respektimin e dallimeve kulturore dhe qytetëruese në kuptimin e përgjithshëm", citohet në njoftim.
Në këtë promovim do të mbajë fjalim edhe edhe Ambasadori i Suedisë në Shkup (Tiranë dhe Prishtinë), Mats Staffansson.
