Përfaqësues të posaçëm të AP të OSBE-së për vizitë në Maqedoni
Përfaqësuesit e posaçëm të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së Roberto Bateli dhe Andreas Notele sot në Shkup do të takohen me përfaqësues të lartë shtetërorë, si dhe me liderët e partive më të mëdha politike...

Bateli, i cili është përfaqësue i posaçëm i AP të OSBE-së për Evropën Juglindore, edhe ambasadori Notele, përfaqësues i posaçëm në Vjenë, do të kenë takime me kryetarin e Kuvendit Trajko Veljanoski, me kryeministrin dhe lider i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Poposki, si dhe me liderët e BDI-së Ali Ahmeti dhe të LSDM-së Zoran Zaev.
Përfaqësuesit e posaçëm të OSBE-së në Kuvend do të kenë takim edhe me anëtarët e Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së. (mia)
