Problemet me transportuesit, MT: Vazhdojmë dialogun me BE-në

16.02.2026 15:32

Ministria e Transportit informon se në koordinim me Komisionin Evropian...

Ministria e Transportit informon se në koordinim me Komisionin Evropian po punohet për një zgjidhje të përhershme në lidhje me qëndrimin e transportuesve në zonën Shengen.

“Ministria e Transportit është në komunikim të vazhdueshëm me transportuesit, si dhe me Komisionin Evropian, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje në kuadër të strategjisë së re të vizave të promovuara nga Bashkimi Evropian, e cila hap mundësinë që shoferët të trajnohen si profesionistë, si dhe mundësi për lloje të tjera të vizave. Dëshirojmë të potencojmë se është paralajmëruar vonesë në zbatimin e sistemit EES dhe se të gjithë palët e interesuara po punojnë në mënyrë aktive për të zgjidhur këtë problem. Si ministri apelojmë të mos bini pre e spekulimeve dhe çdo lloj informacioni të paverifikuar që mund të dëmtojë dialogun.”, - thuhet në komunikatën e Ministrisë së Transportit.

Muratovska: Duhet kohë për të gjitha kërkesat

Nga Asociacioni Transportues “Makam – Trans” janë me kërkesa që transportuesit të gjenden para lehtësimeve, derisa të vijë një zgjidhje përfundimtare nga BE-ja.

“Derisa të implementohet strategjia e re për liberalizim vizash duhet kohë e caktuar që të harmonizohen të gjitha 29 shtetet. Për këtë arsye, ne në këtë periudhë dhe në periudhën e mëparshme, presim që të miratohen lehtësime, masa që transportuesit të mos trajtohen edhe më tutje sikur turistë, në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, ku përcaktohet se nuk duhet të ketë veprim në bazë të së cilës do të diskriminoheshin vozitësit.”, - theksoi Biljana Muratovska nga Asociacioni “Makam - Trans”.

Si asociacion thonë se po ndërmarrim masa dhe do t’ju dërgojnë letër ambasadave të huaja. MPJ-së, odave ekonomike  që të bisedohet për problemin. Kërkesa e transportuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor është gjetja e kompromisit për kufizimin e qëndrimit në zonën Shengen në 90 ditë në një periudhë 180-ditore. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)