Propozim-ndryshimet e Ligjit për Arsim, LSDM: Të tërhiqet Ligji për Arsim

16.02.2026 16:11

Lidhja Socialdemokrate kërkon tërheqjen e Ligjit të Arsimit të Lartë...

Lidhja Socialdemokrate kërkon tërheqjen e Ligjit të Arsimit të Lartë, ku, sipas tyre, nuk është cilësor. Venko Flipçe tha se propozim-ligji ka nevojë për ndryshime thelbësore gjersa propozohet një ligj që e shndërron shkencën në luks të rezervuar vetëm për ata që kanë para. Me këto ndryshime të propozuara dëmtohet autonomia e universiteteve.

Përmes disa neneve sipas Filipçes, ministri bëhet figura më e fuqishme në arsimin e lartë, me mundësinë për të anuluar vendimet e organeve universitare.

“Ndryshimet e propozuara në Ligjin për Arsimin e Lartë janë katastrofike,  dhe në vend që të përmirësojnë cilësinë, ato vendosin kontroll qeveritar mbi universitetet, një formë arsimore të totalitarizmit, krijojnë diskriminim te të rinjtë, shkatërrojnë autonominë e universiteteve dhe hapin derën për partizim dhe krijojnë padrejtësi sistematike dhe sociale. Me një fjali, është punë tipike e VMRO-së për partizim dhe kontroll mbi secilin sektor në shtet.”, - deklaroi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.

VMRO: Arsimin e shkatërroi LSDM-në, ne po e rregullojmë

Ndërkohë, nga VMRO -DPMNE e etiketojnë  pikërisht LSDM-në shkatërrues të arsimit.

“Në vend të progresit, LSDM-ja është një parti e orientuar drejt shkatërrimit. Ndër serinë e dëmeve katastrofike që i shkaktuan shtetit, me Ligjin për Arsimin e Lartë, të cilin e miratuan në vitin 2018, shkaktuan një ulje drastike të cilësisë së arsimit të lartë në Maqedoni dhe e fshinë universitetin e vetëm maqedonas nga lista më e gjerë e rangimit të Shangait. Ndryshime janë të nevojshme – ky është konstatimi i përgjithshëm e të gjithë komunitetit shkencor dhe akademik në vend.”.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës me vizita në universitetet në vend, si pjesë e debatit publik për Ligjin për Arsimin e Lartë. Sipas Janevskës, përfaqësues nga MASh-i do të takohen me të gjithë profesorët që duan të marrin pjesë në debatin publik, ku do të diskutohen nenet e Ligjit. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)