Filloi shpërndarja e aktvendimeve tatimore për vitin 2015

04.06.2015 10:19

Procedura për shtypjen e Aktvendimeve tatimore për vitin 2015 ka përfunduar dhe ka filluar edhe shpërndarja e aktvendimeve tatimore, nga administrata komunale, përfaqësues të autorizuar nga Komuna e Gostivarit përmes Postës...

Për çdo mangësi apo  vërejtje, qytetarët mund të drejtohen në shërbimin e tatimeve dhe qendrës informative që tu procedohen të gjitha kërkesat që i kanë ndaj aktvendimeve tatimore, еdhe atë çdo ditë pune prej orës 08:00 deri në orën 16:00.

Të gjithë qytetarët që kanë pronësi të patundshme konform ligjit për tatime si dhe nëse prona e tyre e patundshme ka pësuar ndryshime, janë të obliguar të paraqesin pronën dhe ndryshimet në departamentin për tatime dhe përmes qendrës informative.

Kurse të gjithë qytetarët që nuk kanë kryer pagesat e detyrimeve të vjetra tatimore t`i bëjnë të njëjtat, përndryshe do të ndërmerren masa në përputhje me dispozitat ligjore për mospagesën e detyrimeve tatimore.

Komuna e Gostivarit, po ashtu, iu mundëson obliguesve tatimor dhe lëshime duke mos arkëtuar interes ndëshkues për mospagesën e tatimit, por dhe pagesën në këste të detyrimit tatimor.

Prandaj qytetarët bashkë me kontributin e tyre me pagesën e tatimeve dhe taksave lokale, mundësojnë që Komuna të ndërtojë Infrastrukturë moderne dhe realizimin e projekteve të ndryshme në qytetin e Gostivarit dhe fshatrat përreth. (mia)