Botë

Shatërvanë llave në qiell, shpërthimi dramatik i vullkanit Kilauea në Hawai

16.02.2026 17:43

Një prej vullkaneve më aktivë në botë, Mali Kilauea ndriçoi qiellin e Hauait...

Një prej vullkaneve më aktivë në botë, Mali Kilauea ndriçoi qiellin e Hauait pas një shpërthimi të zjarrtë dramatik. Video të shfaqura në rrjet treguan shatërvanë llave të kuqe dhe hi teksa ngriheshin në lartësinë e 1300 metrave. Siç bëri të ditur Shërbimi Gjeologjik në SHBA, ky ishte episodi i 42 i shpërthimit të vullkanit, dhe nisi rreth orës 2 të pasdites.

Shkencëtarët konstatojnë se vullkani ka përjetuar shpërthime të njëpasnjëshme që nga 23 dhjetori 2024, qe zakonisht zgjasin me pak se në ditë. Aktiviteti është përqendruar kryesisht në dy gryka - një në veri dhe një tjetër në jug, brenda kraterit Halemaʻuma.

Shatërvanë llave në qiell, shpërthimi dramatik i vullkanit

Banorët dhe shkencëtarët vazhdojnë të monitorojnë aktivitetin e Kilauea-s ndërsa ai formëson peizazhin dramatik vullkanik të ishullit.