“Harvard” mori 400 milionë dollarë nga ish-studenti

04.06.2015 10:23

Universiteti amerikan “Harvard” e mori dhuratën më të madhe në historinë e tij, 400 milionë dollarë nga ish-studenti Xhon Polson, hexh fond menaxher nga Uolstrit...

Donacioni do të shfrytëzohet për përparimin e sektorit për inxhinieri dhe shkenca të zbatuara, kumtoi dje Harvard.

Përfaqësues të Universitetit deklaruan se sektori do të riemërohet në Xhon A.Polson shkollë për inxhinieri dhe shkenca të zbatuara.