Rajon

Kosova shënon 18 vjetorin e pavarësisë

17.02.2026 09:13

Kosova sot feston 18 vjetorin e pavarësisë...

Kosova sot feston 18 vjetorin e pavarësisë së shpallur në 17 Shkurtin historik 2008, pas arritjes së lirisë në 12 qershor 1999, kur nisën të hyjnë forcat paqeruajtëse shpëtimtare të NATO-s e të vendoset Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara.
 
Pas luftës me më se 12 mijë të vrarë, 6 mijë të zhdukur e afër një milionë shqiptarë të dëbuar nga forcat serbe në fushatën e egër të spastrimit etnik, gjatë së cilës ua kishin vënë flakën më se 400 fshatrave e qyteteve, 120 mijë shtëpive qytetarët e Kosovës kremtojnë sot 10 vjetorin e Pavarësisë.
 
Njohjet e para Kosovës iu bënë në orët e para – ditën e parë pas shpalljes së pavarësisë, nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turqia, Shqipëria, Afganistani dhe Kostarika. 
 
Me rastin e këtij përvjetori, institucionet shtetërore të Kosovës kanë organizuar një sërë aktivitetesh zyrtare dhe ceremoniale.
 
Agjenda e manifestimeve shtetërore
 
07:00 – Ngritja e Flamurit të Republikës së Kosovës (Oborri i Qeverisë)
 
07:20 – Mbledhja solemne e Qeverisë së Republikës së Kosovës (Ndërtesa e Qeverisë)
 
07:30 – Nderime te Monumenti i të Pagjeturve (Sheshi “Ibrahim Rugova”)
 
07:35 – Homazhe te Pllaka Përkujtimore e Fëmijëve të Vrarë (Oborri i Presidencës)
 
08:00 – Homazhe te varri i ish-Presidentit Ibrahim Rugova (Varrezat në Velani)
 
08:10 – Homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi (Varrezat në Velani)
 
09:00 – Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz
 
10:30 – Seancë solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës (Kuvendi i Kosovës)
 
11:25 – Nderime te Monumenti “Heroinat” (Rr. Luan Haradinaj)
 
11:30 – Parakalimi i Trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës (Rr. Luan Haradinaj)
 
17:30 – Pritje shtetërore nga Presidentja, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri
 
20:00 – Koncert solemn i Filharmonisë së Kosovës (Salla e Kuqe – Pallati i Rinisë)