Maqedoni

KSHPK sot do ta mbajë seancën e 28-të

17.02.2026 09:19

KSHPK sot do ta mbajë seancën e 28-të, përmes platformës së komunikimit ZOOM...

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) sot do ta mbajë seancën e 28-të, përmes platformës së komunikimit ZOOM.
 
Siç informojnë nga KSHPK, në rend dite janë: Propozim-procesverbali nga seanca e 27-të e KSHPK-së; Miratimi i raportit të veçantë për gjendjet e konstatuara në financimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjen e kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve në komunat në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2025; Zgjedhja e zëvendëskryetarit të Komisionit Shtetëror; Veprim sipas lëndëve; Pyetje dhe propozime, si dhe Veprim sipas paraqitjeve nga sinjalizuesit.