Maqedoni

Gjykata Kushtetuese dhe Akademia për Gjykatës dhe Prokurorë sot do të nënshkruajnë Memorandum bashkëpunimi

17.02.2026 10:56

Dokumenti ka për qëllim të avancojë bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve...

Në drejtim të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe thellimit të dialogut profesional për çështje kushtetuese-juridike, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Akademia për Gjykatës dhe Prokurorë “Pavel Shatev” sot do të nënshkruajnë Memorandum bashkëpunimi.
 
Siç njoftojnë nga Gjykata Kushtetuese, dokumenti ka për qëllim të avancojë bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve, të mundësojë shkëmbim të njohurive dhe përvojave, si dhe të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve institucionale.
 
Me nënshkrimin e Memorandumit konfirmohet përkushtimi i përbashkët për zhvillimin e edukimit profesional, përmirësimin e kuptimit të kornizës kushtetuese, mbrojtjen e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, si dhe për avancimin e standardeve bashkëkohore institucionale.