Maqedoni
Komunikacioni zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë të lagështa
17.02.2026 11:11
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë të lagështa...

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë të lagështa, ndërsa në vendet më të larta, në pjesët perëndimore të vendit, ka mbetje të vogla të borës së shkrirë në rrugë, informon LAMM.
Reshje bore me intensitet të ndryshueshëm janë shënuar në Popova Shapkë, në Mavrovë dhe në qafën malore Strazhë. Në qafën malore Bukovë reshjet janë shi dhe borë.
Për shkak të reshjeve të borës është vendosur ndalesë për qarkullimin e automjeteve të rënda transportuese në aksin Gostivar – Kërçovë përmes qafës malore Strazhë, si dhe në aksin Mavrovë – Dibër.
Në aksin Tetovë – Popova Shapkë është vendosur ndalesë për qarkullimin e autobusëve, ndërsa për llojet e tjera të automjeteve është e detyrueshme përdorimi i pajisjes dimërore.
Nga data 15.11.2025 ka filluar obligimi ligjor për posedimin e detyrueshëm të pajisjes dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale atmosferike. Ky obligim do të zgjasë deri më 15.03.2026.
Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare, nga pala maqedonase, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët përmes luginave, fushëgropave dhe grykave, ku ekziston mundësi për rrëshqitje dhe shembje gurësh. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
