Botë
KE në takimin e Bordit të Paqes të Trampit
17.02.2026 11:45
Bordi i Paqes i Trampit është themeluar në janar, gjatë Forumit Ekonomik në Davos të Zvicrës...

Komisionerja e Bashkimit Evropian, Dubravka Suica, do të udhëtojë për në Uashington këtë javë për të marrë pjesë në një takim të Bordit të Paqes të presidentit amerikan, Donald Tramp.
“Komisioni i BE-së nuk po bëhet anëtar i Bordit të Paqes, ne po marrim pjesë në këtë takim pikërisht në kuadër të angazhimit tonë të gjatë për zbatimin e armëpushimit në Gazë, si dhe për të marrë pjesë në përpjekjet ndërkombëtare për të mbështetur rindërtimin dhe rimëkëmbjen pas luftës në Gazë.”, ka thënë Mercier.
Bordi i Paqes i Trampit është themeluar në janar, gjatë Forumit Ekonomik në Davos të Zvicrës, teksa në ceremoninë e nënshkrimit të themelimit kanë marrë pjesë disa shtete, përfshirë Kosovën. Grupi është përballur me skepticizëm lidhur me mandatin e tij dhe me pyetje nëse synon të zëvendësojë Kombet e Bashkuara. Shumica e aleatëve evropianë të ShBA-së nuk kanë rënë dakord të bashkohen. Nuk është e qartë se cilat vende do të marrin pjesë në takimin e 19 shkurtit dhe në çfarë niveli do të përfaqësohen.
Takimi i ardhshëm vjen në një kohë kur administrata po përpiqet të shtyjë përpara fazën 2 të planit të saj të paqes për Gazën dhe të sigurojë mbështetje për rindërtimin e saj. Presidenti Tramp ka njoftuar të dielën se 5 miliardë dollarë janë zotuar deri më tani për rindërtimin e Gazës.
