Masa të përforcuara të sigurisë në Turqi gjatë zgjedhjeve

04.06.2015 11:24

Masa të përforcuara do të ndërmerren në mbarë Turqinë në ditën e zgjedhjeve parlamentare - 7 qershor, kumtuan mediumet turke...

Rreth 150 mijë policë do të angazhohen për parandlaimin e incidenteve të mundshme.

Disa ditë para zgjedhjeve parlamentare, në të cilat 53 milionë turq do të mund të votojnë, MPB e Turqisë i dërgoi letër të gjitha 81 qarqeve. Në të thuhet se rreth vendeve zgjedhore dhe rrugëve kryesore do të sistemohen policë dhe nëpunës.

Mbi qytetet e mëdha do të angazhohen edhe helikopterë. Askush përveç policisë nuk guxon të mbajë armë në ditën e zgjedhjeve.

Të gjitha universitetet do të mbyllen prej datës 5 deri më 9 qershor, në mënyrë që studentët të mund të votojnë. Në rajonet ku ka rezik të lartë nga sulmet terroriste (kryesisht në Turqinë juglindore) fletëvotimet do të dërgohen me automjete të blinduara dhe helikopterë.