Maqedoni

Kërçovë, nga përmbytjet janë prekur gjithsej 365 familje

17.02.2026 14:52

Nga vërshimet e lumit të Zajazit janë prekur rreth 360 familje të Kërçovës, por dëmet më të mëdha janë shkaktuar në lagjen “Prilep”....

Nga vërshimet e lumit të Zajazit janë prekur rreth 360 familje të Kërçovës, por dëmet më të mëdha janë shkaktuar në lagjen “Prilep”. Vërshimet i kanë dëmtuar objektet në tërësi. Ata ndodhen në një gjendje të rënduar nga vërshimet. Nga përmbytjet është dëmtuar edhe inventari i objekteve, shprehen banorët e dëmtuar nga përmbytjet e reshjeve.
 
Shtabi emergjent i ka marrë masat e nevojshme dhe aktualisht në sallën sportive të Ivanidollit janë sistemuar 63 familje ose 250 persona, prej të cilëve 67 janë fëmijë, thotë Besnik Selimi, sekretar i Organizatës së Kryqit të Kuq në Kërçovë.
 
Komuna e Kërçovës ka filluar ndërhyrjet për pastrimin e shtratit të lumit të Zajazit, thotë kryetari i Komunës së Kërçovës, Aleksandar Jovanovski. 
 
“Janë aktivizuar makineritë përkatëse dhe në bashkëpunim me Termocentralin e Osllomesë, Ndërmarrjen Publike Komunale dhe Njësinë territoriale të Zjarrfikësve, do të marrim masat e nevojshme për zgjidhjen e këtij problemi.”, - deklaroi kryetari i Komunës së Kërçovës, Aleksandar Jovanoski. 
 
SHABAN DALIPI