Maqedoni
Paga minimale përplas partitë, VMRO: Për rritjen e pagave flasin faktet
17.02.2026 15:03
VMRO-DPMNE mohon se nuk mbështesin Lidhjen e Sindikatave....

VMRO-DPMNE mohon se nuk mbështesin Lidhjen e Sindikatave. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe duke qenë opozitë, thotë Bojan Stojanovski nga radhët e partisë në pushtet, duke shtuar se nuk ikin nga negociatat për rritjen e minimales, por se kjo duhet të jetë e formës institucionale, në harmoni me këshillin ekonomik- social dhe në marrëveshje mes punëdhënësit dhe punëtorit. Bojanovski numëron beneficonet e punëtorëve prej kur VMRO ka në dorë timonin qeveritar.
“Të punësuarit në arsim kanë siguruar marrëveshje kolektive sipas të cilës ata në arsim fillor dhe të mesëm do të kenë të ardhura më shumë prej 46% deri 60% në afat prej katër vitesh. Të punësuarit në arsim të lartë kanë fituar rritje prej minimum 14%. Nëpunësit shëndetësorë do të marrin prej 40%-50% paga më të mëdha që sigurohen nga marrëveshja kolektive. Nëpunësit policorë kanë fituar rritje prej 10%, nëpunësit socialë rritje pagash prej 20%, të punësuarit në sekretariatin e përgjithshëm rritje prej 30% me marrëveshje të veçantë kolektive.”, - deklaroi Bojan Stojanovski nga VMRO – DPMNE.
LSDM: Qeveria rron në luks, ndaj populli vuan
Ndërkohë, vazhdojnë akuzat nga socialdemokratët. Opozita maqedonase me kritikë se Mickoski dhe Qeveria nuk preokupohen për popullin dhe se në rend të parë kanë luksin me para të majme, në kurriz të popullit.
“Derisa qytetarët mezi dalin në fund, Qeveria refuzon pagë minimale prej 600 eurove dhe shkurton 40 milionë euro për bujqit. Kryeministri bën luks me aeroplan qeveritar në kurriz të qytetarëve. Le të zbret Mickoski, le t’i sheh nëpunësit që mezi ushqejnë familjet dhe t’u përgjigjet: Sa u kushton qytetarëve ky luks i tij? Për këtë arsye është paralajmëruar blerje e aeroplanit të ri qeveritar, për edhe më tepër udhëtime private, me paratë e popullit?”, - theksoi Bogdanka Kuzeska nga LSDM.
Kuzeska shton se Mickoski me beneficionet që bën i ngjan pararendësit të tij, Gruevski, i cili, sipas saj, jetonte në Mercedes superior, gjësende të shtrenjta dhe preferonte aeroplanin luksoz.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
