Maqedoni
Përfundoi vlerësimi për kryeprokurorin, 4 kandidatë morën mendim pozitiv
17.02.2026 15:15
Ka përfunduar vlerësimi i kandidatëve nga Këshilli i Prokurorëve për pozitën e kryeprokurororit...

Ka përfunduar vlerësimi i kandidatëve nga Këshilli i Prokurorëve për pozitën e kryeprokurororit. Nga pesë kandidatët notë pozitive morën katër prej tyre, ndërsa ish-gjykatësi Vladimir Pançevski nuk i plotëson kushtet ligjore, pasi nuk ka përvojë pune të pandërprerë prej të paktën 10 vitesh.
Nëntë anëtarë të Këshillit të Prokurorëve Publikë vlerësuan se Lidija Raiçeviq duhet të zgjidhet prokurore publike republikane dhe i dhanë vlerësim pozitiv, ndërsa kundër ishte vetëm anëtarja Keti Petkova. Mbështetje unanime mori Lençe Ristovska, për të cilën të dhjetë anëtarët votuan “për”, duke dhënë mendim pozitiv. Vlerësim pozitiv nga të gjithë dhjetë anëtarët mori edhe gjyqtari nga Gjykata Penale e Shkupit, Nenad Savevski. Mendim pozitiv më herët mori edhe ushtruesja e detyrës së prokurores shtetërore, Anita Topolova Isajllovska. Për zgjedhjen e prokurorit të ri shtetëror nevojiten të paktën 61 vota nga deputetët.
FLORIJE KAMBERI
