Prodhimtaria rekorde e naftës në SHBA po e lëvizë çmimin e naftës
Çmimet e naftës në bursat botërore sot shënuan rënie të re, pas publikimit të informatës se prodhimtaria e energjensit në SHBA është në nivel më të lartë në mbi 30 vitet e fundit...

Analistët vlerësojnë se në virgjile të takimit të Organizatës së shteteve eksportuese të naftës (OPEK), prodhimtaria rekorde e naftës në SHBA shkakton shqetëson tek investitorët se kjo mund të sjellë deri në rritje shtesë të nivelit edhe ashtu të lartë të zerevave të naftës.
"Nafta e "lehtë" amerikane për dërgesë në korrik në tregtimin e sotëm elektronik në Bursën e Nju-Jorkut u lirua për dy centë në 59,62 dollarë për barel, ndërsa në të njejtën kohë në Bursën në Londër çmimi i "brentit" të Detit Verior për dërgesën e korrikut u lirua për pesë centë në 63,75 dollarë për barel.
Ministria amerikane e Energjetikës dje njoftoi se prodhimtaria e naftës në SHBA javën e kaluar është rritur për 20.000 barelë në ditë në 9,59 milionë barelë, që paraqet nivelin e saj më të lartë nga janari i vitit 1983.
OPEK-u, anëtaret e së cilës prodhojnë rreth një e treta e sasive të përgjithshme të naftës në botë, në takimin e fundit vitin e kaluar në nëntor mori vendim që t'i zvogëlojë kuotat e prodhimtarisë së energjensit, të cilat janë 30 milionë barelë në ditë.
