Botë
Dhunë në Novi Sad, studentët akuzojnë për sulm gjatë protestës
17.02.2026 16:06
Së paku tre protestues antiqeveritarë u lënduan mbrëmjen e 16 shkurtit në incidente në qendër të Novi Sadit...

Së paku tre protestues antiqeveritarë u lënduan mbrëmjen e 16 shkurtit në incidente në qendër të Novi Sadit, ku të ndarë nga kordonë policorë, protestuan njëkohësisht edhe mbështetës të pushtetit.
Studentët që organizuan protestën kundër Qeverisë së Serbisë, akuzuan mbështetësit e pushtetit se i sulmuan para ndërtesës së Teatrit Kombëtar Serb. Ata thanë se disa burra, të veshur me të zeza, i kanë goditur me shqelma, i kanë shtyrë dhe i kanë rrahur, ndërsa policia, fillimisht, nuk ka reaguar. Protestat kundër Qeverisë në Serbi vazhdojnë për më shumë se 15 muaj. Ato nisën pas një incidenti në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 16 persona, në nëntor të vitit 2024.
