Botë

Gjenevë, ShBA-ja dhe Irani negociojnë çështjen bërthamore

17.02.2026 16:16

Negociatorët iranianë dhe amerikanë nisën bisedimet jodirekte për programin bërthamor të Teheranit...

Negociatorët iranianë dhe amerikanë nisën bisedimet jodirekte për programin bërthamor të Teheranit, prapa dyerve të mbyllura në Gjenevë të Zvicrës.
 
Të ndërmjetësuara nga Omani, bisedimet synojnë t’i zgjidhin mosmarrëveshjet për programin bërthamor të Republikës Islamike, ndërsa Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të grumbullojnë forca në Detin Arabik. Presidenti amerikan, Donald Tramp, paralajmëroi se dështimi për të arritur marrëveshje, mund të çojë në sulme ushtarake.
 
“Nuk mendoj se ata i duan pasojat e mosarritjes së një marrëveshjeje.”, u tha Trampi gazetarëve, më 16 shkurt.
 
Ndërsa Shtetet e Bashkuara forcojnë praninë e tyre ushtarake pranë kufijve të Iranit, trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) nisën manovra detare në Ngushticën e Hormuzit.