Botë

SHBA-ja dhe Irani filluan negociatat për çështjen bërthamore

17.02.2026 20:40

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani rifilluan negociatat në Gjenevë...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani rifilluan negociatat në Gjenevë, për çështjen bërthamore. 
 
Pas bisedimeve që zgjatën më shumë se tre orë në misionin e përhershëm të Omanit në Gjenevë, Ministri i jashtëm iranian Abbas Araghchi, tha se ishte arritur një marrëveshje e përgjithshme mbi "një sërë parimesh udhëzuese".
 
"Rruga drejt një marrëveshjeje ka filluar, ne jemi gati", tha ministry Iranian, sipas të cilit "kjo nuk do të thotë se kemi arritur një marrëveshje".
 
Ai paralajmëroi se procesi i hartimit të një marrëveshjeje do të kërkojë kohë dhe tha se ende nuk është caktuar një datë për një raund të ri negociatash.SHBA-të u përfaqësuan në Gjenevë nga i Dërguari Special, Steve Witkoff dhe dhëndri i Trump, Jared Kushner. Bisedimet synojnë t’i zgjidhin mosmarrëveshjet për programin bërthamoriranian, ndërsa Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të grumbullojnë forca në Detin Arabik.
 
Presidenti amerikan, Donald Trump, paraprakisht ka paralajmëruar se dështimi për të arritur marrëveshje, mund të çojë në sulme ushtarake.