Maqedoni

Për shkak të daljes së Vardarit nga shtrati, qarkullimi ridrejtohet në rrugën Gostivar–Çegran, njofton LAMM

18.02.2026 09:06

Që nga mbrëmë është vendosur ndalesë për qarkullim në rrugën rajonale R2-233 Gostivar – f. Çegran, konkretisht në f. Forinë...

Që nga mbrëmë është vendosur ndalesë për qarkullim në rrugën rajonale R2-233 Gostivar – f. Çegran, konkretisht në f. Forinë, për shkak të daljes nga shtrati të lumit Vardar. Qarkullimi po ridrejtohet nga f. Çajlë drejt f. Çajlë e Vjetër në drejtim të f. Forinë. Rruga drejt fshatit German është e bllokuar te f. Stanec nga një dru i rrëzuar dhe nuk është e kalueshme.
 
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Reshje të dobëta bore ka në Kriva Pallankë – p.k. Deve Bair, p.k. Dellçevë, Stracin dhe në Ponikvë, por aktualisht nuk paraqesin pengesë për zhvillimin e qarkullimit.
 
Nga 15.11.2025 ka filluar obligimi ligjor për posedimin e detyrueshëm të pajisjes dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale atmosferike. Ky obligim do të zgjasë deri më 15.03.2026.
 
Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare, nga pala maqedonase, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
 
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët përmes luginave, ultësirave dhe grykave, ku ekziston mundësi për paraqitje të rrëshqitjeve të dheut dhe rënies së gurëve. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.