Greqia rrezikon të dalë nga Eurozona

04.06.2015 12:17

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, ka thënë se bisedimet në Bruksel për krizën me borxhe të Greqisë kanë qenë konstruktive dhe se marrëveshja është në horizont...

Tsipras ka thënë se Athina do të arrijë të paguaj borxhin në afatin e paraparë, më 5 qershor. Greqia duhet t’i paguaj Fondit Monetar Ndërkombëtar 300 milionë euro deri të premten, në mënyrë që të marrë këstin e fundit prej 7.2 miliard eurosh nga paketa e ndihmës ndërkombëtare.

Nëse dështon të arrijë marrëveshje me partnerët e saj, Greqia mund të dalë nga Eurozona.

BE kërkon reforma të ashpra nga Greqia, përfshirë shkurtimin e pensioneve në këmbim të ndihmës financiare. Bisedimet pritet të vazhdojnë sot.