Maqedoni

Era rrëzoi disa drunj në Shkup, Gjorgjievski: Ekipet janë në terren

18.02.2026 11:40

Pemë të rrëzuara dhe të dëmtuara u regjistruan në disa vende në të gjithë qytetin...

Për shkak të erës së fortë dhe kushteve të pafavorshme të motit, pemë të rrëzuara dhe të dëmtuara u regjistruan në disa vende në të gjithë qytetin.
 
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, njoftoi se shërbimet e qytetit menjëherë dolën në terren dhe po veprojnë me mobilizim të plotë, me qëllim eliminimin e rreziqeve dhe sigurimin e lëvizjes së sigurt për qytetarët.
 
"Pemët e rrëzuara po priten dhe pastrohen, degët e thyera po hiqen dhe trafiku po normalizohet aty ku kishte bllokim trafiku. Prioriteti ynë është siguria e qytetarëve dhe funksionimi i pandërprerë i qytetit.", tha Gjorgjievski.
 
Ai u bëri thirrje të gjithëve të jenë më vigjilentë, ndërsa shtoi se aktivitetet në terren vazhdojnë.