Rajon

Gjyqi në Hagë, dita e fundit e deklaratave përmbyllëse

18.02.2026 12:00

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së vijon këtë të mërkurë...

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara të Kosovës vijon këtë të mërkurë me një nga momentet më të rëndësishme, paraqitjen e deklaratave përmbyllëse.
 
Në seancën e sotme do të flasin përfaqësuesi i viktimave, mbrojtja dhe më pas vetë të akuzuarit: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Secili prej tyre do t’i drejtohet trupit gjykues me fjalime prej 20 minutash. Sipas mediave në Kosovë, në seancën përmbyllëse pritet të jetë i pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë, Glauk Konjufca. Në seancën e fundit, pas deklaratave përmbyllëse të mbrojtjes së Krasniqit, trupi gjykues dhe prokuroria drejtuan pyetje shtesë ndaj palëve. Pas përfundimit të deklaratave, çështja kalon për vendimmarrje. Gjykatësit kanë deri në tre muaj kohë për të shpallur vendimin ose për të kërkuar shtyrje të afatit. Prokuroria Speciale ka kërkuar dënimin e katër ish-krerëve me nga 45 vite burg secilit.