Ambasadori Beleli i dorëzoi medaljen kombëtare zv.kryeministrit Besimi

04.06.2015 12:20

Në kuadër të shënimit solemn të ditës Kombëtare të Italisë, ambasadori i Republikës së Italisë, Ernesto Masimo Beleli, Zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane , Fatmir Besimi i dorëzoi çmimin e lartë kombëtar, “Urdhrin e Yllit të Italisë – Zyrtar i Lartë”...

Urdhri jepet në bazë të Vendimit  të Presidentit  të Italisë z. Serxho Matarela, për kontributin e dhënë nga ana e Zëvendëskryeministrit Besimi në avancimin e raporteve shoqërore dhe bashkëpunimit mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Italisë në procesin euro - integrues, veçanërisht  gjate kohës së kryesimit të Italisë në Këshillin e BE-së.

Kjo ngjarje solemne u mbajt në hapësirat e Teatrit Kombëtar Maqedonisë, në prani të numrit të madh të mysafirëve, përfaqësuesve të korit diplomatik, qeverisë dhe të jetës publike.